Sport

Lajm i mirë për Kosovën, rikthehet në stërvitje ylli i kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 16 November 2020

Bersant Celina është rikthyer në stërvitje me kombëtaren e Kosovës, pas atij lëndimi që e pësoi në ndeshjen miqësore me Shqipërinë, të cilën ‘Dardanët’ e humben me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Celina mungoi në humbjen e Kosovës nga Sllovenia me rezultat 2-1.

Por, sulmuesi kosovar pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës ndaj Moldavisë, që zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve.

-Advertisement-

Celina është parë sonte në seancën e parafundit stërvitore, të cilën ‘Dardanët’ e kanë kryer në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera