Lajçak flet për zgjedhjet në Veri, thotë se duhet zgjidhje politike që të mbahen lirshëm
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 13 March 2023
I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje politike për mbajtjen e zgjedhjeve në Veriun e Kosovës, më 23 prill.
Zgjedhjet në Kosovë që ishin shpallur që të mbahen në dhjetor, ishin shtyrë për shkak të tensioneve në Veriun e Kosovës – dhe data e radhës ishte 23 prilli.
Për këtë, Lajçak thotë se ai respekton rolin e presidentit dhe kushtetutës edhe për sa i përket shpalles së zgjedhjeve.
Por ai thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në një atmosferë ku gjithë qytetarët mund të votojnë.
“Data e zgjedhjeve është prerogativë e Presidentit të Kosovës dhe unë respektoj rolin kushtetues të presidentit për këtë çështje. E rëndësishme është që zgjedhjet të zhvillohen në një atmosferë ku të gjithë qytetarët mund të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur. Zgjedhjet do të reflektojnë edhe preferencat e qytetarëve. Prandaj na duhet edhe një zgjidhje politike“.
”Në këtë kontekst, vendimi i KQZ-së për shtyrjen e afatit për paraqitjen e listave është një vendim konstruktiv sepse na jep më shumë hapësirë dhe mundëson që mbledhja e Ohrit në datën 18 të mos mbahet nën presionin e këtij afati, por shpresojmë se do të ndihmojë. ne në një atmosferë krijuese që do të ishte e favorshme për gjetjen e një zgjidhjeje politike“, ka thënë Lajçak për ”Kossev“.
Lista Serbe kishte vendosur që të largohet nga institucionet, përfshirë edhe prej komunave veriore. Kjo bëri që Kosova të shpallte zgjedhje të jashtëzakonshme në Veri, poqë u kundërshtuan nga Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...