Sport

La Liga me një rregull qesharake në sezonin e ri

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 22 August 2018
Pas shqyrtimit të të gjitha rregullave, La Liga ka bërë ndryshime në disa prej tyre. Më e përfolura është rregulla për maskotat, sipas së cilës klubet nuk kanë të drejtë t’i bëjnë maskotat më të mëdhenj në trup se madhësia normale e një njeriu dhe ato nuk duhet të shihen gjatë ndeshjes.

Rregullat e La Ligës shqyrtohen dhe ndryshohen çdo vit, por këtë herë ato kanë bërë bujë të madhe për shkak të ndryshimeve të çuditshme të disa rregullave. Një nga to është edhe rregulla e cila i ndalon banderolat brenda stadiumeve.

Të gjitha këto rregulla të reja janë të obligueshme për klubet spanjolle dhe nëse ato nuk i përfillim, atëherë do të ndëshkohen. Dënimet do të jenë gjoba me para, dhe secili veprim ka gjobë të ndryshme.

La Liga ka ndryshuar rregullat edhe sa i përket organizimit të konferencave për shtyp. Tani, në tavolinën ku ulet trajneri, mund të vendosen maksimalisht 2 shishe uji, ndërsa pijet alkoolike janë të ndaluara. Madje, edhe gjatësia e mikrofonit për këto konferenca është e caktuar, mikroni duhet të jetë 30×24 centimetra.

-Advertisement-

Edhe pse nuk është futur si rregull, La Liga ka kërkuar nga klubet që të përparojnë teknologjinë nëpër dhomat e zhveshjes, në mënyrë që të mund të incizohen fjalimet e trajnerëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera