Ky është vendi me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 09 January 2025
Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare nga sot deri më 9 shkurt, kur ato do të zhvillohen në Kosovë.
Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani, siç tregon një infografikë e Radios Evropa e Lirë.
Votimin ata do të mund ta bëjnë me postë nga sot, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm më 8 shkurt.
Shumica e votuesve të regjistruar jashtë vendit (84.525) kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga të regjistruarit, 67.421 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Të tjerët mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës në vendet ku jetojnë, më 8 shkurt, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje lokale...
-
Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja, për shkak të moskonstituimit të Kuvendit
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Pla...
-
Një i lënduar nga the*rja me thi*kë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i dyshuari arrestohet
Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”...
-
“Podcast me Shkëlzen Dakaj”, tani e tutje me transmetim edhe në Televizionin Dukagjini
Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm, "Podcast me Shkëlzen ...
-
Festivali “Sunny Hill” ka një njoftim me rëndësi
Festivali më i famshëm në Kosovë dhe rajon, “Sunny Hill Festival”, sivjet pre...
-
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se s’do...
-
Aksident mes tri veturave në “Rrugën B” në Prishtinë – Katër persona të lënduar
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën B” në ...
-
Raportimi për tragjedi kërkon ndjeshmëri dhe profesionalizëm, KMSHK thirrje për kujdes etik nga mediat dhe gazetarët
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) u ka bërë thirrje mediave q...
-
Vizita e Trendafilovas me 13 maj, OVL-UÇK: Kjo është datë e zezë në historinë tonë – ofendim dhe provokim
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar në lidhje me vizitën ...
-
Endrit Thaçi e mbështet Edi Ramën: Me hapa të sigurt Shqipëria po shkon drejt BE-së
Endriti, djali ish-presidentit Hashim Thaçi, për zgjedhjet në Shqipëri është ...
-
Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin
Egzon Pacolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hedhur akuza të rënda ndaj...
-
“Prishtinalitë janë talentë, shikoni Dua Lipën e Rita Orën” – Alban Zogaj prap insiston se qytetarët e Prishtinës kanë një energji më unike
Alban Zogaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se qytetarët...