Sport

Ky është trajneri më i mirë në botë sipas Xavit

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 29 December 2020

Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi hernandez, ka treguar se kush sipas tij është trajneri më i mirë në botë, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për ‘Qatar Airways’ mesfushori spanjoll ka thënë se Pep Guardiola është futbollisti më i mirë në botë.

“Pep është trajneri më i mirë në botë. Ai i ka dhënë një kthesë sportit tonë. Sa i përket mbrojtjes unë do të zgjidhja Van Dijk për shkak të udhëheqjes së tij, forcës fizike dhe aftësisë së mirë teknike”, ka thënë Xavi.

-Advertisement-

40 vjeçari po ashtu ka thënë se mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, është tjetër nivel, në krahasim me të tjerët.

“Kevin de Bruyne, nga Manchester City, më duket në një nivel tjetër, brutal, ai është në gjendje të bëjë ndryshime. Ai është mesfushori më i mirë në botë dhe është i ri”, është shprehur legjenda e Barcelonës.

Kujtojmë se edicionin e kaluar De Bruyne arriti të bëj 23 asistime./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera