Sport

Ky është reagimi i presidentit të Dritës pas dorëheqjes së Bekim Isufit

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 12 September 2018

Kampioni në fuqi, Drita, asessi të këndellet në sezonin e ri ku sot pësoi edhe humbjen e tretë radhazi.

Gjilanasit u mposhtën 1:2 në shtëpi nga Llapi në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt në Ipko Superligë.

Pas kësaj humbje dha dorëheqje trajneri Bekim Isufi.

-Advertisement-

Përmes një postimi në rrjetin social, facebook, presidenti i Dritës, Valon Murseli, e ka falenderuar Isufin për kontributin që ka dhënë për klubin.

“Faleminderit trajner !

Dua që përmes këtij shkrimi të falënderoj trajnerin Bekim Isufi për kontributin e jashtëzakonshëm që dha për klubin dhe qytetin tonë gjatë gjithë kësaj kohe.
Emri juaj do të jetë pjesë e pandashme e historisë së klubit DRITA.

Jam shumë krenar që bashkëpunuam.
Të uroj shëndet dhe suksese!” shkroi Murseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera