Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 20 April 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtria ruse ka humbur 20 mijë e 900 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është njoftuar se forcat ruse në këtë luftë kanë humbur 815 tanke, 2087 mjete të blinduara, 391 sisteme artilerie, 136 raketahedhës të shumëfishtë dhe 67 sisteme kundërajrore.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka bërë të ditur po ashtu se Rusia ka humbur edhe 171 avionë, 150 helikopterë, 1504 automjete ushtarake, 8 varka/anije ushtarake, 76 depozita
karburanti, 165 UAV taktike, 27 njësi mjete speciale dhe 4 SAM.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacione lidhur më situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 56 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera