Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 13 April 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt në Ukrainë deri më 13 prill, forcat ruse kanë humbur 19 mijë e 800 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është njoftuar se ushtria ruse ka humbur 739 tanke, 1946 mjete të blinduara, 358 sisteme artilerie 115 MLRS, 64 sisteme luftarake kundërajrore.

Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë të ditur se rusët po ashtu kanë humbur 158 avionë, 143 helikopterë, 1429 automjete ushtarake, 7 varka ushtarake, 76
depozita karburanti, 132 UAV taktike, 25 pajisje speciale ushtarake, 4 sisteme të lëvizshme SRBM.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacionet e fundit lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 49 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera