Sport

Ky është futbollisti më i mbivlerësuar te kombëtarja e Kosovës sipas Ismet Munishit

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 08 February 2021

Trajneri dhe analisti i mirënjohur, Ismet Munishi, është i ftuar në emisionin “Libero” në ATV, ku po diskuton shumë gjera rreth futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Munishi është kthyer për të folur serish për futbollistët e kombëtares së Kosovës.

Ai ka thënë se lojtari më i mbivlerësuar të ‘Dardanët’ është sulmuesi, Atdhe Nuhiu.

-Advertisement-

“Futbollisti që vlerësohet më shumë se që e meriton në përfaqësuese është Atdhe Nuhiu, ka dhënë kontribut, por nuk i bëjmë nder nëse e ftojmë dhe ai luan vetëm pesë minuta”, ka deklaruar Munishi.

Tutje tekniku prishtinas u shpreh se Milrind Daku duhet ta zëvendësoj lojtarin shtatlartë.

“Atë vend duhet ta zëvendësojë dikush tjetër, për shembull Mirlind Daku, i cili ka dhënë 21 gola për 18 ndeshje këtë edicion”, tregoi ish-trajneri i Ballkanit.

Ismet Munishi aktualisht nuk drejton asnjë skuadër, ndërsa së fundmi ka filluar punën si analist në televizionin e ri ATV./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera