Lajme

Kuvendi nuk miraton rezolutën për grevën e përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 23 September 2022

Kuvendi i Kosovës sot ka vazhduar punimet e seancës se djeshme, ku si pikë e parë e rendit të ditës ishte votimi i rezolutës nga debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në votimin e kësaj rezolute morën pjesë 67 deputetë ku vetëm 22 prej tyre votuan për, gjë që bëri që kjo rezolute të mos kaloj në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se kjo rezolutë është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

-Advertisement-

Diskutimi për grevën në parlament sjelli debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës.

Arsye se pse po mbahen këto greva është kërkesa nga sindikalistët për ekzekutimin për 100 euro shtesë në pagën e tyre deri në miratimin e Ligjit për Paga./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera