Lajme

Kush janë emrat nga AAK-ja, që Meliza Haradinaj i rehatoi në poste konsujsh

Autori: H. Smajli 13:56 | 25 November 2020

Njëri ndër emrat që ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka propozuar për konsulle është edhe ai i Anita Haradinaj, gruas të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gazeta inFokus mëson se e para e diplomacisë kosovare ka propozuar Anita Haradinajn për konsulle në Shqipëri.

E kjo kishte ngjallur edhe reagime nga partia më e madhe në pushtet, LDK.

-Advertisement-

Për këtë çështje ishte zhvilluar një takim mes ministres Haradinaj dhe kryeministrit Avdullah Hoti ku ishte kërkuar që Anita Haradinaj të marr besimin e Hotit për në mision diplomatik.

Sipas burimeve të Gazetës Infokus në takim me kryeministrin Hoti, ministrja Haradinaj ka bërë të qartë se kjo është kërkesë e partisë së saj AAK, e cila edhe ka kushtëzuar qëndrimin në koalicion me emërimin e Anita Haradinajt në mision diplomatik në Tiranë.

E përveç saj një emër tjetër që është propozuar për konsulle është edhe bashkëpartiakja e Ministres Haradinaj-Stublla, Laura Kryeziu.

Kryeziu një emër jo shumë i njohur në politikën kosovare, ka aderuar në AAK qysh në vitin 2014 dhe ka qenë edhe kandidate për deputete në listën e kësaj partie.

Ndërsa të martën konsull në Pragë u emërua, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, Flakron Shala.

Kujtojmë se deputeti Shala, ishte vota përfundimtare prej të cilës edhe erdhi në pushtet, Meliza-Haradinaj Stublla e filloj qeverisjen koalicioni LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera