Kurtishi, PDK: Me gratë në vendimmarrje, shëndetësia bëhet prioritet
Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 24 September 2022
Sot, gjatë punimeve të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, në panelin “Gratë dhe Shëndetësia”, të cilën e moderoi Ilir Kurtishi, ndërsa paneliste ishin Floreta Zejnullahu, Rina Limani, Aurora Osmani-Buça, Adelina Shehu-Kola, Merrushe Ahmeti, diskutuan rreth kësaj teme të rëndësishme të lidhur me gjithëpërfshirjen e grave në këtë sektor esencial të mirëqenies.
Pasi prezantoi pjesëmarrëset në panelin e diskutimit, dr. Ilir Kurtishi theksoi vlerën e secilës pjesëmarrëse të panelit në shëndetësi, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe përkujdesjen primare shëndetësore.
“Shëndetësia po kalon sfida, të gjithë bashkë duhet të japim kontributin tonë, edhe si ekspertë, edhe si opozitë. Ne duhet të punojmë që pacientët tanë të mos dalin jashtë vendi, aq më keq, të mos dalin jashtë vendi edhe specialistët, truri i shëndetësisë së Kosovës”, ka thënë Kurtishi.
Dr. Rina Limani, si ish drejtoreshë dhe kuadër akademik në Fakultetin e Mjekësisë, foli për interesimin e vajzave për Fakultetin e Mjekësisë.
“Raporti 50/50 shumë i mirëseardhur kur flasim për barazinë. Numri më i madh i aplikantëve në Mjekësi janë gra, numri më i madh i studentëve në mjekësi, janë gra, që punojnë më së shumti në këtë lëmë, janë gra. Kjo është kënaqësi, sepse, gratë janë shumë ambicioze për të qenë pjesë e shoqërisë”, theksoi dr. Rina Limani dhe shtoi brengën që e pret një grua, mjeke, pasi diplomon në mjekësi.
Në diskutimin e saj, Floretë Zejnullahu, deputete dhe farmaciste, foli për iniciativat e PDK-së në Kuvend, për përmirësimin e kushteve në shëndetësi.
“Gratë janë pjesë e rëndësishme e PDK-së, qëndrimi programatik “Bashkë! 50/50” është shumë i qëlluar”, theksoi Floret2 Zejnullahu, duke cekur se bashkë, burra e gra janë pjesë e historisë së re të Kosovës.
“Edhe si Grup parlamentar, edhe si Komision që merremi me shëndetësi, kemi dërguar disa ligje, theksoi Zejnullahu duke veçuar punën e madhe që bëri ish ministri Uran Ismaili.
Në deklarimin e saj, Aurorë Osmani Buça, fillimisht përshëndeti formatin e takimit të PDK-së që flet për shëndetësinë dhe mirëqenien.
“Përkujdesja paliative mbulohet vetëm nga një ekip”, theksoi ajo, duke synuar që të përmirësohet ky segment i mjekësisë primare.
Ndërsa Adelina Shehu-Kola diskutoi për shëndetësinë primare në Gjakovë, duke theksuar se të arriturat e shëndetësisë janë të lidhura me punën e ish ministrit Ismaili, për mjekësinë primare.
Sfidat e mjekësisë primare janë të lidhura me kancerin e gjirit dhe shtrirjen rurale të përkujdesjes shëndetësore, ndërsa sfidat e diagnozave të grave nuk janë të lehta, theksoi Adelinë Shehu Kola dhe shtoi se të arriturat janë të mëdha në mjekësinë primare të Gjakovës.
Në fjalën e saj, Merrushe Ahmeti, psikologe, sociologe, psikologe pozitive, drejtoreshë e Departamentit të Shëndetësisë në Viti, foli për mirëqenien e gruas.
“Mirëqenia fizike dhe emocionale, është e rëndësishme dhe e pandashme. Ajo ka rrole të shumëfishta. Kur ajo nuk ka mirëqenie fizike e emocionale, nuk ka arritje në shoqëri as përparim”, theksoi ajo, dhe foli për rëndësinë e kushteve ekonomike, infrastrukturën për jetë normale dhe kontrollin mjekësor.
Dr. Kurtishi e përmbylli takimin me mesazhin rreth nevojës për të dhënë kontribut secili që ka mundësi dhe mandat që shëndetësia të bëhet më e mirë për qytetarët tanë.
Të tjera
-
Një vit nga betimi i kryetarëve shqiptarë në veri, vlerësime të kundërta për rolin e tyre
Sot janë bërë 1 vit që kur kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zveçanit dhe Z...
-
Fillon montimi i parkingut te biçikletave publike, kryetari Rama tregon se kur janë gati
Ka kohë që është paralajmëruar se në Prishtinë do të fillojë praktika e të pë...
-
Agjencia France Presse: Në Kosovë ka rënie të popullësisë nga 1.8 në 1.5 milionë banorë
Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popu...
-
Gërvalla fton për aplikim diplomatët e rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 m...
-
“Frika nga gjakdẹrdhja” – Si ka negociuar KFOR-i tërheqjen e tẹrroristëve nga Banjska?
Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, e cila ka mision parand...
-
Aksidẹnt në Durrës, lëndohẹn tetë persona – një grua në gjendje të rëndë
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Plepa të Durrësit, ku si pasojë kanë...
-
Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet
Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Me...
-
Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore rrëzohet në Britani të Madhe, vdẹs piloti
Një avion luftarak i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Spitfire, u rrëzua në ...
-
Mësohen shkaqet e rrëzimit të avionit në Kroaci
Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor HGSS ka dalë me detaje dhe foto nga rrëzimi ...
-
Një i vdẹkur e katër të plagosụr nga rrëzimi i avionit në Kroaci
Një person ka humbur jetën dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e rrëzi...
-
Uashingtoni “shumë i shqetësuar”për stërvitjet kineze në Ngushticën e Tajvanit
Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara janë “t...
-
“The New York Times”: Richard Grenell i propozoi Presidentit Trump që ta vizitojë Hashim Thaçin në Hagë
E përditshmja amerikane, “The New York Times”, ka publikuar një artikull të g...