Lajme

Kurti: Populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 01 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pritjen e organizuar me rastin e marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Republika Çeke ka thënë se populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale, shkruan Gazeta Infokus.

Ai theksoi se Kosova, si i vetmi kandidat potencial për Bashkimin Evropian që nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE

“Kryeministri potencoi se Kosova është lider rajonal në një sërë renditjesh ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, V-DEM dhe Indeksin Botëror të Drejtësisë. Së fundmi RCC publikoi Barometrin Ballkanik, i cili tregoi se qytetarët kosovarë kishin pritshmëritë më të mira për të ardhmen e tyre (49%). Kryeministri Kurti tha se pritjet e tilla të qytetarëve tanë duhet të përputhen me përgjigjen pozitive të Bashkimit Evropian”, thuhët në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

-Advertisement-

“Kjo presidencë ka një agjendë sfiduese dhe ambicioze, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, sigurinë energjetike, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, tha kryeministri Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera