Lajme

Kurti për dialogun me Serbinë: S’na pëlqen kjo dinamikë, por s’mund të injorohet pylli për shkak të pemëve

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 23 March 2023

Kryeministri Albin Kurti sot ka raportuar në Kuvendin e Kosovës për pajtimin e arritur të shtunën me Serbinë në Ohër.

Kryeministri ka ripërsëritur deklaratat e tij të dhëna edhe nëpër media gjatë këtyre ditëve të fundit, derisa përmendi edhe ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend.

“Në këtë mënyrë, duhet të diskutoj me ju nëse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvend dhe kur. Siç mund ta keni vënë re, disa nga aleatët tanë janë aq të shqetësuar për rrugën e Serbisë, sa që po i shohin nëpër gishta nganjëherë edhe me një sy, më shumë mbyllur.” – tha ai.

-Advertisement-

Kurti madje, pretendoi se aleatët e vendit nuk do të kishin sjellje si me Serbinë, me vende të tjera kandiate, derisa shtoi se nuk i pëlqen kjo situatë.

“Ata nuk do ta kishin toleruar një sjellje të tillë nga të tjerët që do të kandidonin për anëtarësim dhe ndonjëherë mendohem kush kë po mundohet ta tërheq më shumë. Nuk na pëlqen aspak kjo dinamikë, por pylli nuk duhet të injorohet për shkak të pemëve. Në planin afatgjatë ne jemi më mirë me këtë marrëveshje.” – tha ai.

Në fjalimin e tij po ashtu, kryeministri Kurti ka ftuar krerët e Kishës Ortodokse Serbe në takim, gjë e cila është edhe pjesë e marrëveshjes bazë.

“…ftoj Kishën Ortodokse Serbe që të takohet me ne me qëllim të mirë, me mirëbesim për të diskutuar se si duhet të zbatohet marrëveshja, por gjithnjë me frymën e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.” – tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera