Lajme

Kurti – opozitës: Nëse keni qenë më të dijshëm se ne, si u bë që asnjëra se pati njohën reciproke

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 23 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit për dialogun me Serbinë në takimin e Ohrit, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i qeverisë i është drejtuar opozitës duke i pyetur se pse në marrëveshjet e kaluara me Serbinë nuk ishte njohja reciproke mes dy vendeve.

“39 marrëveshje janë realizuar gjithsej nga 2 korriku 2011 deri më 25 gusht 2015, pse nuk ishte njohja reciproke në asnjërën prej tyre. Pra nëse keni negociuar mirë, nëse keni dialoguar mirë, nëse keni qenë më të dijshëm se në e më të vëmendshëm se ne si u bë që asnjëra se pati asnjëherë njohën reciproke. Dhe më tej më datë 15 shkurt 2019, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, dërgoi letër e deklaroi njohën reciproke. Pse nuk e bëtë?”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se edhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit thuhet se Kosova duhet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog me Serbinë.

“Me datë 2 tetor 2015 është bërë Marrëveshja për Stabilizim-Asocim. Kapitulli 2, neni 13 i saj në pikën 3a thotë, Kosova duhet t’i zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog me Serbinë. Pra atje ekziston zbatimi i të gjitha marrëveshjeve. Nuk është e vërtetë që nuk ka dokument evropian i cili thotë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet, në MSA-në tonë e kemi qysh nga 2 tetori i vitit 2015”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera