Lajme

Kurti- kryetarëve të komunave: Fokusohuni që shpenzimi i buxhetit të jetë i transparent

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 10 January 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryetarët e komunave në Kosovë.

Në fillim të këtij takimi, Kurti ka kërkuar rritje të cilësisë së shërbimeve komunale.

“Për në nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove, krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, edukimin, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socioekonomik. Gjithashtu duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxhet të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Bashkë me ministrat kemi prezantuar buxhetin”

-Advertisement-

“Do të kemi rast që të diskutojmë në detaje gjatë takimit, por edhe ju si komuna duhet ta shihni mundësinë se si mund të ndihmoni më tej në planin afatgjatë”, tha Kurti.barë.

Në këtë takim janë të pranishëm edhe ministri Elbert Krasniqi dhe ministrja Artane Rizvanolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera