Lajme

Kurti i flet emisarit britanik për “urgjencën e zbatimit të pakushtëzuar” të Marrëveshjes me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 28 April 2023

Kryeministri, Albin Kurti në margjinat e Forumit Ekonomik në Delphi të Greqisë është takuar me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për zhvillimet e aktuale në Kosovë dhe rajon.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti i foli emisarit Peach për urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes me Serbinë.
“Në takim gjithashtu u bisedua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rëndësinë dhe urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit të dakorduar në Bruksel, respektivisht në Ohër dhe për pritjet nga takimi i radhës i nivelit të lartë politik që do të mbahet të martën e javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.

Kurti falënderoi emisarin Peach për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar, që u konfirmua edhe në rastin e pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës, në fillim të kësaj jave.

-Advertisement-

Ata diskutuan për mbajtjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat ishin të qeta, paqësore dhe pa incidente.

Krahas takimeve, sot në orën 17:30, kryeministri Kurti po ashtu do të jetë panelist në një diskutim në kuadër të forumit me titull “Ballkani Perëndimor në Fushën e re të Shahut të Gjeopolitikës”.

Sot gjatë ditës për dialogun Kosovë-Serb, Peach ka zhvilluar një takim edhe me emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera