Lajme

Kurti e Osmani s’patën takim me Blinken në Mynih, burri i presidentes i kthehet arkivës

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 20 February 2023

Zotëriu i Parë Prindon Sadriu, ka reaguar ndaj kritikave, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk i takoi Vjosa Osmanin e Albin Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Nëpërmjet një lajmi të vitit të kaluar dhe një mbishkrimi, Sadriu ka rikthyer arkivën në mungesë të takimeve që nuk ndodhën dje.

Ai është shprehur i lumtur më takimin e vitit të kaluar të Osmanit dhe Kurti në Amerikë me Blinkenin.

-Advertisement-

Sipas tij, pritje të tillë si ajo e vitit të kaluar nuk pa pasur as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e as ndonjë prej liderëve të tjerë të rajonit.

“Pritja protokollare ne DASH vitin e kaluar. Nje pritje të tillë nuk e ka patur as Vuqici e as shumica e lidereve politik ne rajon. SHBA-te e kane theksuar vet se raportet ndershteterore me Kosoven asnjehere nuk kane qene me te forta se tani.” ka shkruar Sadriu.

Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të shtunën në Mynih e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se ka pasur “një bisedë produktive”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera