Lajme

Kurti e Eskobar flasin për njohjen reciproke Kosovë – Serbi

Autori: Islam Morina 17:49 | 19 November 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Kurti ka thënë se me Eskobar kanë diskutuar për një mori çështjesh, përfshi edhe nevojën për të parë rezultate në dialog me fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.

“Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera