Lajme

Kurti bisedë telefonike me Scholz, pret përkrahjen e Gjermanisë për KiE

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 29 April 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në të cilën ai thotë se shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.

Gjithashtu, ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur se shpreson që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera