Lajme

Kupchan: Vuçiq po ndikon drejtëpërdrejt tek serbët në veri për t’i rezistuar integrimit në institucionet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 30 April 2023

Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar se tensionet në rajon, pushtimi rus i Ukrainës dhe fokusi i administratës së Bidenit në sigurinë evropiane janë kombinuar për të rritur ndjeshëm angazhimin e Washingtonit në Ballkan.

Në një intervistë për Telegrafin, Kupchan thekson se për dallim prej administratës Trump, tani SHBA-ja po punon më ngushtë me Bashkimin Evropian për të rritur ndikimin diplomatik në rajon.

Kupchan, njëherësh profesor në Universitetin Georgetown në Washington, u shpreh se SHBA-ja ka qenë shumë aktive në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

-Advertisement-

Sa i përket njohjes, ai thotë se BE-ja do të qëndrojë e vendosur dhe do të kërkojë që Serbia ta njohë Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE. Kjo sipas tij, është politika e duhur – dhe është mënyra më e mirë e BE-së për të ushtruar ndikim mbi Beogradin.

Bojkotimin e zgjedhjeve lokale nga serbët në veri të Kosovës, Kupchan e ka qujatur një hap në drejtim të gabuar – dhe një shenjë se Kurti dhe Vuçiq duhet të bëjnë përparim në një vizion të përbashkët se si të zbatojnë “vetëmenaxhimin” për pakicës serbe.

Ai shton se Beogradi pa dyshim ka luajtur një rol të rëndësishëm në inkurajimin e komunitetit serb në veri të Kosovës për t’i rezistuar integrimit në institucionet dhe shoqërinë kosovare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera