Lajme

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 06 March 2022

Krerët e shtetit sot në mëngjes kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca vendosën kurora lulesh para të rënëve të familjes Jashari.

Ata ishin të shoqëruar nga kabineti qeveritar dhe pjesëtarë të presidencës, njoftoN Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera