KQZ me vendime mbi organizimin e zgjedhjeve të 18 dhe 25 dhjetorit në Veri
Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 08 December 2022
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku mori disa vendime në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave dhe të zgjedhjeve të parakohshme të 25 dhjetorit për dy kuvendet komunale.
Në këtë mbledhje u njoftua lidhur me ecurinë e përgatitjes së procesit zgjedhor në këto komuna. Gjithashtu u bë e ditur se anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, që përbëhen nga përfaqësues të partive politike, kanë deklaruar se nuk do të mundet të kryejnë detyrën e tyre për shkak të rrethanave që ndërlidhen me aspekte të sigurisë. Antëarët e KQZ-së kërkuan që të shikohet mundësia e zëvendësimit të tyre.
Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022. Kjo listë votuese përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve apo 1,189 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021. Votuesit janë të shpërndarë në 44 qendra të votimit megjithsej 74 vendvotime.
Bazuar në listën përfundimtare të votuesve, numri i votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit në këto katër komuna është 44,939, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 40,900 fletëvotime, pra 4,039 apo 9.87% fletëvotime më pak se votues. KQZ-ja caktoi edhe numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. Sipas vendimit të KQZ-së, për këto zgjedhje do të shtypen 18,500 fletëvotime, pra 1,771 apo 9.5% fletëvotime më pak se votues. Kjo praktikë e shtypjes më pak fletëvotime se numri i votuesve është ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.
KQZ-ja miratoi përbajtjen dhe dizajnin e fletëvotimeve për dy proceset zgjedhore, të 18 dhe 25 dhjetorit 2022.
KQZ-ja mori vendim për miratimin e listës së qendrave të votimit për zhvillimin e procesit zgjedhor. Për zgjedhjet e datës 18 dhjetor, KQZ-ja miratoi listën me 44 qendra të votimit, ndërsa për zgjedhjet e datës 25 dhjetor, u miratua lista me 25 qendra të votimit.
KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit operacional të KQZ-së për sigurinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut si dhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal në Leposaviq dhe Zveçan.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se plani operacional i KQZ-së për sigurinë e zgjedhjeve; lista e qendrave të votimit dhe plani i veprimit, do t’i dërgohen Policisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së masave të sigurisë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.
Të tjera
-
Shqipëria në paraqitjen e dytë në Euro
Kjo është vetëm paraqitja e dytë e Shqipërisë në Euro, të dyja në tre turnetë...
-
Ndërpritet seanca ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve
Për shkak se mbrojtja nuk u pajisë me kopje të fjalës përfundimtare të prokur...
-
Pamje spektakolare, Hamburgu bëhet i gjithi kuq e zi nga shqiptarët para ndeshjes Shqipëri – Kroaci
Qyteti i Hamburgut në Gjermani sot u shndërrua në dy ngjyrat e flamurit shqip...
-
Bislimi: Masat i kanë bërë dëme vendit, por ia ka vlejtur moslëshimi pe për sovranitetin në veri
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi, ka t...
-
Temperaturat e larta, alivanoset një qytetar në Podujevë
Një qytetar në Podujevë është alivanosur si pasojë e temperaturave të larta q...
-
Live nga stadiumi i Hamburgut ku Shqipëria do të përballet me Kroacinë
Në orën 15:00 pritet të nisë ndeshja e EURO 2024 në mes të Kroacisë dhe Shqip...
-
Lojtarët kuq e zi nisen drejt stadiumit
Lojtarët e kombëtares Shqiptare tashmë janë nisur drejt stadiumit të Hamburgu...
-
Viktimat e dhu*nës sek*suale gjatë lu*ftës, Osmani: Duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se angazhimi i Kosovës është i palëkundur q...
-
SHBA, thirrje “urgjente” për ndërprerjen e luftimeve Izrael Hezbollah
Shtetet e Bashkuara të martën bënë thirrje për ndërprerjen e luftimeve ndërku...
-
Burrë dhe grua nga Podujeva vdesin brenda ditës, do të varrosen sot
Një ngjarje shumë e rrallë ka ndodhur në fshatin Bradash të Podujevës. Bur...
-
Mbahet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali, priten investime nga këta të fundit
Sot janë nënshkruar tri memorandume bashkëpunimi mes Kosovës dhe Portugalisë ...
-
Zbulohet pllaka përkujtimore e Nekibe Kelmendit brenda selisë së LDK-së
Brenda hapësirave të Selisë Qendrore në LDK sot janë shpalosur pllaka dhe por...