Lajme

Kosova organizon aktivitet për 15 vjetorin e pavarësisë edhe në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 22 February 2023

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në krye me Hajrullah Çekun, ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojnë aktivitet në nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në faqen zyrtare të ministrisë është publikuar lista me këto aktivitete e në fund të saj është edhe një pritje zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat ndërlidhëse të Republikës së Kosovës, në Beograd e në Bangok.

Derisa nuk jepen më shumë detaje se çka konkretisht pritet nga ky aktivitet dhe se kush nga diplomatët e Kosovës do të vizitojë zyrat ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.
Në këtë listë janë të listuara edhe tre aktivitete të tjera, në Shkup, Gjakovë e në Prizren.

-Advertisement-

Kujtojmë se 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës u festua me 17 shkurt, të premten e javës së kaluar me me një sërë aktivitetesh që ende nuk kanë përfunduar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera