Lajme

Kosova ende e mbushur me mina: FSK-ja mobilizohet për deminimin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 13 March 2023

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për  pastrimin e  fushave të minuara dhe fushëbetejave, duke u bazuar në planifikimet për vitin 2023.

Për të filluar me operacionet, pjesëtaret e Kompanisë së Deminimit (KOMPDEM), kanë ndjekur  trajnime rifreskuese për procedurat e punës, trajnim certifikues për pjesëtaret e rinjë që janë bërë pjesë e kësaj kompanie si dhe kanë bërë përgatitjen dhe inspektimin e pajisjeve që do përdorën  në operacione.

“Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në 4 lokacione të ndryshme të Republikës së Kosovës  dhe gjithashtu ekipet e EOD-së do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët. Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur profesionalisht dhe e gatshme që t’u dal në ndihmë qytetarëve të vendit me gjitha kapacitetet e saj kurdo dhe kudo që kërkohet”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera