Opinione

Koronavirusi në mes shkencës dhe politikës

Autori: Gezim Podgorica 19:06 | 03 June 2021

Në një periudhë kur shumë vende të botës vazhdojnë të kenë alarmin e kuq në lidhje me koronavirusin Covid 19 dhe shpërndarja e vaksinave  është kthyer në një shqetësim serioz për OBSH-në, po inspirohen teori  lidhur me krijimin e  kësaj sëmundjeje nga laborator, duke mos e konsideruar  si një sëmundje zoonotike. Studimi mbi gjurmueshmërinë e Covid-19 prej kohësh është në optikën e shkencëtarëve më të përparuar të botës dhe misionet kërkimore në këtë drejtim nuk kanë rreshtur së punuari. Një ekip prej 34 ekspertësh nga vende të ndryshme të botës qëndruan në një mision kërkimor  plot katër javë nëWuhan duke studiuar gjurmueshmërinë, si një element me rëndësi për të gjetur burimin e kësaj sëmundjeje dhe për të angazhuar e koordinuar mendimin e përbashkët shkencor në përcaktimin e rrugëve efikase që të luftojnë pandeminë.

Që në fillim të shfaqjes së  pandemisë, Kina ka patur një komunikim të hapur dhe intensiv me OBSH-në, por edhe me organizma shkencorë  në shtete të ndryshme të botës  për t’I dhënë transparencë këtij problemi, por edhe për të  koordinuar veprimin  dhe të dhënat shkencore me të gjitha qendrat e angazhuara në këtë sfidë globale. Jo vetëm misioni I ekspertëve të OBSH-së, por edhe  shkencëtarë të pavarur e grupe të veçanta të angazhuara në këtë drejtim , pas  hulumtimesh të shumta pohuan mundësinë e trasmetimit  të virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit . Studimi I përbashkët I  OBSH-së me palën kineze nënvizoi se një dalje nga laboratori “ është jashtëzakonisht  I pamundur” . Në fund të marsit kur u bënë të njohura rezultatet dhe provat,  ekipi propozoi kërkime të mëtejshme  në  drejtime të ndryshme e fusha ku studimet  kërkoheshin të ishin më të thelluara,por përjashtoi mundësinë e daljes nga laboratori , madje duke e konsideruar këtë një teori spekulative. Ditët e fundit, me realizëm, kryeministri britanik Boris Jonson në një intervistë me mediet kanadaze pohoi se “ Dua ta them qartë ,ajo që kam parë  nuk tregon se dyshimi kryesor( për burimin e virusit) është dalja nga laboratori” . Shkaku kryesor nënvizoi ai, mund të jetë një sëmundje zoonotike, e cila shkaktohet nga kafshë tëegra  të rritura me një mënyrë të caktuar. Kryeministri  britanik  ka qënë I drejtëpërdrejtë në këtë deklaratë, dhe I është kundërvënë në mënyrë diplomatike të gjithë zërave, pavarësisht në se vijnë nga SHBA apo diku tjtër, se  përballë manipulimit politik, duhet t’I nënshtrohemi gjykimit shkencor.Ka mëshumë se një vit që bota po ballafaqohet egër me këtë pandemi dhe gjurmueshmëria e virusit është detyrë  dhe përgjegjësi globale.  Siç ka rezultuar në mënyrë të provuar, rastet e hershme të infektimit janë zbuluar në vende të ndryshme të botës dhe kjo I ka vënë shkencëtarët  përballë  ekuacionit të vështirë të gjetjes së origjinës . Pavarësisht  vishtirësisë në përcaktimin e origjinës shkencëtarët  bashkohen në një pikë : Atë të përjashtimit si mundësi të daljes nga laboratori ! Ishte janari I vitit 2020 kur u shfaq nëWuhan, apo muaj më parë që  vende të ndryshme  nuk e identifikuan dot- kjo akoma mbetet për t’u ballafaquar me të dhëna që nuk mund të anashkalohen.  Ish –drejtori I Qendrës për kontrollin e sëmundjeve në SHBA, Robert  Redfield një vit më parë  pohonte se ndër të vdekurit gjatë sezonit të gripit nisur nga shtatori I vitit 2019, një pjesë e rasteve ishin më Covid-19. Pikpyetjet për rastin 0 edhe në SHBA bëhen më të komplikuara dhe  vetëm një hetim I papolitizuar  të dërgon në adresën e saktë të  fillimit të kësaj sëmundjeje,pa qënë nevoja që me  teori  të pabaza  e spekulative, të  mjegullohet edhe më tepër rruga që  të çon drejt të së vërtetës.

 

-Advertisement-

Teoriaspeculative e daljes nga laboratori  e spopnsorizuar mediatikisht nga ish-Presidenti Trump ka marrë  përsëri vëmendje. Ashtu sin ë rastin e promovimit të kësaj teorie  muaj më parë, edhe tani,politika kërkon ta sfidojë mendimin e të dhënat shkencore, dhe të drejtojë akuzën ndaj Kinës si përgjegjëse për këtë gjë. Respektimi I shkencës I verifikuar  nga burime  të ndryshme alternative dhe jashtë ndikimit  të  sforcuar politik, është veprimi më racional që  duhet bërë në këtë moment kur kriza pandemike shton në mënyrë të papritur dallgët e saj dhe kur më shumë se 15 milion njerëz janë viktima të sëmundjes qëështë prezente në të katër anët e globit. Gjurmimi I virusit vijon të mbetet një  mision I vështirë,por ama deri tani nuk ka dhëna  të tjera të provuara shkencërisht se kemi të bëjmë me një dalje nga laboratori.

Solidariteti global në luftën kundër koronavirusit më pak se çdo gjë tjetër ka nevojë për politikë, pasi vënia e politikës  mbi shkencën, dëmton më së shumti përpjekjen e koordinuar e të domosdoshme që kërkon beteja ndaj pandemisë. Teoritë e rigjallëruara për një dalje nga laboratori  ndërhyjnë në një betejë  e cila fitohet nga shkenca dhe dëmtohet nga politika. Sigurisht në qendër të kësaj lufte kërkohet të vendoset Kina, por realiteti I luftës kundër pandemisë, solidariteti  I dëshmuar I Kinës  për shpërndarjen e vaksinave dhe angazhimi konkret I  këtij vendi në këtë luftë, bëjnë që  teoritë spekulative në këtë drejtim të mbesin të pashpresa se mund të zënë vend.

Vetëm disa ditë me parë, Presdienti kinez Xi Jinping në Samitin Global të Shëndetësisë premtoi shtimin me 3 miliarë dollarë të ndihmës ndërkombëtare në përkrahje të  veprimeve kundër Covid-19. Por angazhimi I Kinës nëkëtë  sfidëështë kompleks dhe I prekshëm,përkundër shumë angazhimeve të shteteve të tjera  që  trumbetuan me zë të lartë solidaritet,por grumbulluan pafund e jashtë nevojave të tyre vaksina. Xi rikonfirmoi në samit gatishmërinëpër  transferimin e teknologjive  të prodhimit të vaksinave në vende të ndryshme për të realizuar një produkt të përbashkët. Kina  ka shpërndarë vaksina falas  në më shumë se 80 vende dhe ka eksportuar në 43 vende të tjera. Pikërisht kjo përmasë humanzmi që ka krjiuar domosdo simpati për Kinën  dhe kontributin që po jep ajo në këtë moment delikat të përballjes me pandeminë, ka xhelozuar shtete e qarqe të ndryshme,duke  sponsorizuar teori  absurde që lidhen  me krijimin  në laborator të koronavirusit.

Gjurmueshmëria e koronavirusit deri tani  ka si referencë  shkencore  dhe të argumentuar raportin e OBSH-së , publikuar në fund të marsit të këtij viti,ku shkencëtrët nga 10 vende të ndryshme të botës  kanë përcaktuar  katër mënyrat e mundshme  të shfaqjes së koronavirusit tek njeriu, që konsistojnë në : Infektimi me bartës të ndërmjetëm, I konsideruar ky si I mundshëm dhe shumë imundshëm; infektimi I drejtëpërdrejtë I konsideruar I mundshëm  dhe relativisht I mundshëm; infektimi nepërmjet zinxhirit frigoriferik I konsideruar në nivel si I mundshëm; dhe infektimi nga laboratori I konsideruar  në mënyrë të prerë : si jashtëzakonisht shumë pak I mundshëm.

Megjithëse nuk ka asnjë të dhënë të provuar e bazuar në mundësinëe  infektimitnga laboratori, artikulimi I kësaj teze po bëhet me zë të lartë nga politikanë e media të ndryshme. Thua kanë gjetur diçka tëvërtetë ? Sigurisht që jo, pasi në se do kishte fakte dhe argumente të besueshme, ato  do I servireshin publikut menjëherë, por kanë gjetur të udhës ta instrumentalizojnë politikisht dhe të sulmojnë Kinën.Duket një përpkeje e mundimshme dhe pa rezultat , pasi shkëncëtarët nga  vende të ndryshme e kanë konfirmuar, por edhe argumentuar  tezën e pabazë të daljes nga laboratori. Politizimi I gjurmimit jo vetëm pengon ndjeshëm  bashkëpunimin global, por dëmton edhe përpjekjet që  nevojiten të jenë të koordinuara në këtë pikë.Ndërkohë kritikat ndaj Kinës nuk mund të ulin kontributin e madh që po jep ajo në këtë përballje të madhe . Adresa kineze për solidaritet e bashkëpunim mbetet më e kërkuara, por edhe dëshmi e një përpjekjeje të sinqertë në këtë sfidë globale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera