Lajme

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, i shkon Kurtit në vizitë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 30 May 2022

Në përfundim të mandati të saj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përshëndetës, Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Në emër të Qeverisë, kryeministri Kurti e falënderoi znj.Richardson për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për të mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës. “Faleminderit që jeni mike e vërtetë e popullit tonë”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu mirënjohje të veçantë për punën e saj dhe të UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

Zonja Richardson theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe produktiv ndërmjet UNKT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

-Advertisement-

Kryeministri Kurti i uroi znj. Richardson suksese në angazhimet e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera