Lajme

Komisioni për energjinë sot interviston dëshmitarët nga KEDS dhe KESCO

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 23 November 2022

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve nga KEDS dhe KESCO. Do të intervistohen: Vedi Yesilkilic, kryeshef ekzekutiv i KEDS 2013-2014, George Karagutoff, kryeshef ekzekutiv i KEDS 2013-2019, Alper Erbas, kryeshef ekzekutiv i KEDS 2019-2021, Alpin Dogan, aktualisht kryeshef ekzekutiv i KEDS dhe Serhat Mesut Dinc, aktualisht kryeshef ekzekutiv i KESCO-s.

Ndryshe komisioni deri tani ka mbajtur disa mbledhje dhe ka intervistuar disa persona që të cilët kanë pasur funksione në menaxhimin e sektorit të energjisë, raporton RTKlive.

-Advertisement-

Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera