Lajme

Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Serbia mund të hyjë në BE brenda pesë viteve

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 14 May 2024

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, oliver Varhelyi, po zhvillon një vizitë në Serbi.

Me mëngjes, Varhelyi është takuar me kryeministrin e ri serb, Millosh Vuçeviq, shkruan Gazeta Infokus.

Në një postim në “X” pas takimit, Varhelyi ritheksoi se ky është një vit kritik, pasi vendimet që do të merren përgjatë këtyre muajve, do ta përcatojnë të ardhmen evropiane të Serbisë.

-Advertisement-

“Këtë mëngjes vazhdova misionin tim në Serbi me takimin me kryeministrin Millosh Vuçeviq dhe anëtarët e kabinetit të ri. Ky është një vit kritik. 5 vjetët e ardhshme do të formohen mbi vendimet kryçe të sotme. Nuk ka kohë për të humbur”, shkroi Varhelyi.

 

 

Takimin e parë në vizitën në Serbi, Varhelyi e pati me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

 

 

Me të diskutoi për hapat e ardhshëm përpara të rrugës së Serbisë në BE.

Në këtë takim, ai kishte thënë se Serbia ka mundësi të anëtarësohet për pesë vjetët e ardhshme në BE nëse i zbaton të gjitha reformat e domosdoshme./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera