Lajme

Komisioneri për Zgjerim i BE-së: I shokuar me sulmin në Shtërpcë, dhuna nuk justifikohet

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 06 January 2023

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas sulmit mbi dy të rinj serbë në Shtërpcë.

Ai është shprehur i shokuar me këtë që ka ndodhur, duke pohuar se nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhune.

“Jam i shokuar me sulmin në Shtërpcë sot. Nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhune. U uroj shërim të shpejtë. Besoj se do të ketë hetim të plotë nga autoritetet e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

-Advertisement-

Ndërkohë, më herët reagoi edhe ambasadori britanez në Kosovë, Nicholas Abbott.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera