Lajme

Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzave është arrestuar këtë javë në Kabul, si dhe u kanë bërë thirrje talibanëve që të sqarojnë arsyen e ndalimit të tij. As zëdhënësit e Ministrisë së talibanëve për Informacion dhe as ata të agjencisë së inteligjencës, nuk u janë përgjigjur kërkesave për të komentuar apo konfirmuar ndalimin. Lexo Edhe: Hiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt Grenell i reagon Blinkenit për takimin e Ohrit: Askush nuk e nënshkroi “ma… “Matiullah Wesa, udhëheqës i (Pen Path) dhe mbrojtës i të drejtës së grave për edukim, është arrestuar të hënën në Kabul”, ka thënë Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) përmes një deklarate. “UNAMA u bën thirrje autoriteteve de facto që të japin detaje për vendndodhjen e tij, arsyet e arrestimit dhe t’i sigurojnë atij përfaqësim ligjor dhe kontakt me familjen”. Wesa ka vite që mbron të drejtën e grave për edukim, sidomos në zonat më konservatore. Organizata e tij, Pen Path, ka mbajtur disa takime me pleqtë e fiseve dhe i ka inkurajuar komunitetet dhe autoritetet që të hapin shkolla. Administrata e talibanëve ua ka ndaluar edukimin shumicës së grave. Ato mund të vijojnë vetëm shkollimin fillor, por jo edhe atë të mesëm apo universitar. Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul. Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar në rihapje të shkollave, mirëpo pa dhënë afate kohore kur mund të ndodhë diçka e tillë. /REL/

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 28 March 2023

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar dje në Bratisllavë meeurodeputetin sllovak dhe raportuesin për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e dialogut.

“Ne folëm për zhvillimet e fundit në dialog dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe për punën e Parlamentit të BE-së”, ka thënë Lajçak.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera