Lajme

Komandanti iranian: Kemi mundur t’i vrasim qindra ushtarë amerikanë, por nuk deshëm

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 09 January 2020

Sulmet ndaj forcave iraniane në Irak mund të jenë vetëm fillimi i një operacioni të madh në të gjithë rajonin. Komandanti iranian Hajizadeh ka thënë se mund t’i vrisnim së paku 500 ushtarë amerikan në sulmet e fundit, por nuk deshëm sepse kishim tjetër synim.

Amir Ali Hajizadeh tha se hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani nga SHBA ishte përzënia forcave amerikane nga rajoni, raporton BBC.

Në një konferencë shtypi përcjellë nga mediat shtetërore iraniane, komandanti i hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare Brig-Gen Hajizadeh tha se Irani ishte përgatitur për të gjuajtur qindra apo edhe mijëra raketa, por gjuajti vetëm njëzet prej tyre.

-Advertisement-

“Synimi ynë nuk kishte qenë të vrisnim trupa amerikane, tha ai, operacioni ishte planifikuar në atë mënyrë që po të donim do t’i vrisnim 500 ushtarë vetëm në fazën e parë”, ka thënë komandanti iranian.

“Ne kishim menduar se konflikti do të vazhdonte prej tre ditë deri në një javë. Ne kishim përgatitur disa mijëra raketa për rrethana të tilla,” tha ai në fjalimet e bëra nga agjencia e lajmeve Fars.

Brig-Gen Hajizadeh tha gjithashtu se Irani kishte filluar sulme kibernetike të cilat kishin çaktivizuar sistemet e SHBA’së për gjurmimin e raketave gjatë sulmeve. Sidoqoftë, zyrtarët amerikanë thonë se viktimat në bazën ushtarake u parandaluan sepse sistemet e paralajmërimit (kibernetik) të hershëm funksionuan në mënyrë efektive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera