Kupa e Botës 2022

KOK ankohet në IOC e FIFA për veprimin e ultë të Serbisë në “Katar 2022”

Autori: Islam Morina 18:38 | 25 November 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar ankesë në IOC dhe FIFA për veprimet e ulta të Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”, lidhur me pasimin e Hartës së Kosovës me flamurin serb në zhveshtoret e tyre në botëror., shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur vet Komiteti Olimpik me anë të një postimi në rrjetin social Facebook,ku kanë thënë se KOK e ka pritur me shqetësim të madh këtë veprim të Serbisë e cila me anë të veprime të tilla të turpshme po e përfshinë politikën në sport.

KOK pos tjerash ka thënë se kësaj radhe jo vetëm tifozët por edhe Kombëtarja e Serbisë në Futboll është përfshirë në një gjet të tillë.

-Advertisement-

Pos tjerash Komiteti ka thënë se është e turpshme që Kombëtarja e Serbisë ka lejuar që të shfaqen mesazhe të tillë ksenofobe e gjenocidiale ndaj një shteti tjetër me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe FIFA e UEFA.

Reagimi i plotë:

“KOK dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për veprimin e ulët të Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”🔽

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka pritur me shqetësim të madh veprimin e radhës që vjen nga Serbia, e cila edhe një herë përmes veprimeve të turpshme e përfshijnë politikën me sport.
Këtë herë, një gjest i tillë vjen jo vetëm nga tifozët, por nga Kombëtarja e Serbisë në futboll, dhe pikërisht në ngjarjen më të madhe të futbollit, Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar.

Drejtuesit e Federatës Serbe lejuan që një flamur me ngjyra serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, si dhe me mesazh urrrejtje “Nuk ka dorëzim”, të vendoset në zhveshtoret e Kombëtares së Serbisë, para dhe pas ndeshjes me Brazilit.

Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA.

Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s.
Sot, gjatë ditës, ankesë në FIFA ka bërë edhe FFK.

Besojmë se IOC dhe FIFA do të jenë të vëmendshme ndaj këtij veprimi dhe në Kupën e Botës Katar 2022 të mbretërojë vetëm fryma sportive dhe korrektësia.
www.noc-kosovo.org

#Qatar2022 #Kosova #IOC #FIFA”, shkruan në postimin e KOK-ut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera