Kjo është vlera milionëshe e parave të humbura në Trust

Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 01 April 2023
Zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi, ka treguar se sa ishin humbjet e këtij institucioni gjatë vitit 2022.
Sipas tij, gjatë gjithë historisë së këtij institucioni janë vetëm tre vite me humbje, ndërsa gjatë 20 viteve të tjera, ka thënë ai, Trusti ka pasur vetëm bilanc pozitiv.
Zëvendësdrejtori i Trustit tregon se rëniet në tregjet financiare kanë nisur menjëherë pas nisjes së luftës në Ukranië dhe si rrjedhojë viti 2022 është mbyllur me minus 118 milionë euro.
Ai këtë periudhë e cilëson normale për shkak të lëvizjes së tregjeve dhe e krahason me vitin paraprak kur fitimet ishin mbi 227 milionë euro.
“Pra viti 2022 është viti ku është diskutuar më së shumti dhe ka pasur lajme bombastike se është dalë me humbje, kjo humbje për të cilën po flitet në standaret financiare quhet kthim negativ ose humbje e parealizuar, pra nuk kemi arrit të realizojmë fitimin që kemi synuar. Viti 2022 ka përfunduar me kthim negative prej – 5.5%. Pra është e vërtetë që kemi një kthim negativ apo humbje mbi 118 milionë euro, por një vit më parë në vitin 2021 kishim një vlerë rekorde të kthimit të investimeve që prej themelimit të Trustit Pensional”, ka shtuar mesh tjerash Krasniqi në T7.
Viti 2022 nuk është viti i vetëm në historinë e Trustit që është mbyllur me humbje. Në vitin 2008 vlera e aksioneve kishte rënë nga 320 milionë në 90 milionë euro si dhe në vitin 2018 rënia e vlerës së aksioneve të Trustit ishte mbi 5%.

Të tjera
-
Reagon presidenti shqiptar: Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve ser...
-
I bllokuar në zyrë, raportohet se kryetari i Leposaviqit do ta kalojë natën në objektin e komunës
Situata në veri ende nuk është qetësuar, pas tensioneve të ditëve të fundit. ...
-
Zeqiri: Nuk dalim nesër në zyre, ambasadori amerikan na qortoi
Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se nesër, e martë, nuk do të ...
-
Analisti amerikan flet për tensionet në veri: Kurti fajtor, por jo sa Vuçiq
Analisti amerikan, Edward Joseph ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, t...
-
Shefi i EULEX-it: Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë
Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i është bashkuar reagimeve të ndërkombët...
-
Gjuriq nervozohet dhe i vë “ultimatum” ndërkombëtarëve për Kurtin, pas tensioneve në veri
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka vijuar me propagandën e tij, e...
-
Muja: Dy kryetarët e komunave në veri po vazhdojnë të qëndrojnë në objektet komunale
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka njoftuar se kryet...
-
Tensionet në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. ...
-
Ngjela: Po u prek kufiri i Kosovës, SHBA bombardon përsëri Beogradin
Avokati Spartak Ngjela e cilëson presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si ...
-
Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare ta mbajë Vuçiqin përgjegjës për dhunën në veri
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës se ...
-
Situata në Veri/ Hill kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut
Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ...
-
Vuçiq u bën thirrje serbëve në Kosovë që të mos hyjnë në konflikte me NATO-n
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në ver...