Kjo është vajza që serbët nuk e vranë, pasi atëherë si bebe, e zhveshën dhe e kuptuan se nuk ishte mashkull
Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 17 May 2021
Profesori Milazim Krasniqi, ka treguar se sot ka pasur një nga takimet më emocionuese në jetën e tij.
Ai thotë se ka takuar vajzën me emrin Tringa Kastratin, të cilën e kishte paraqitur në poezinë e tij “Fati i një vajze”.
Dhe vajza ishte Tringa e cila gjatë kohës së luftës ishte 7-muajshe, dhe të cilën kriminelët serbë, pasi e kishin zhveshur në djep dhe e kishin parë që është femër, nuk e kishin vrarë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Takimi me këtë vajzë, Tringa Kastratin, është nga takimet më emocionuese që kam pasur në jetë.
Sot sapo hymë me Ediben në barnatoren “Kastrati”, ajo m’u afrua dhe më tha se ishte ajo vajza të cilën e kam paraqitur në poezinë time “Fati i një vajze.”
Gjithë trupin ma përshkuan mornica! Në këtë poezi kam paraqitur fatin e një vajze shtatëmuajshe të familjes Kastrati, nga Fusha e Pejës, të cilën kriminelët serbë, pasi e kishin zhveshur në djep dhe e kishin parë që është femër, nuk e kishin vrarë, ndërsa meshkujt e familjes së saj, Sokolin, Xhaferin,Valdetin, Adrianin dhe Albanin bashkë me nikoqirin e tyre, Hasan Muratagiqin, i kishin ekzekutuar.
Pra, kriminelët serbë kishin ndjekur modelin e krimit të përbindshëm të faraonit.
Tringa që takova sot, ishte një vajzë e edukuar, e mençme, e bukur dhe mirënjohëse.
Poezinë time e kishte në celular. Falënderova me zemër Zotin, që më ka mundësuar që edhe me poezinë time t’i shërbejë të vërtetës dhe njerëzve të mirë.
(Pas pak ua përcjellë edhe juve poezinë time, “Fati i një vajze”, që të ndaj edhe me ju emocionet që pata sot nga ky takim tepër mbresëlënës.)
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...