Kina heq disa kufizime për koronavirus pas protestave kombëtare

Autori: Gazeta inFokus
09:10 | 02 December 2022
Disa qytete kineze kanë nisur të heqin kufizimet për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas protestave kombëtare, në të cilat është bërë thirrje për liri më të mëdha.
Zemërimi për politikën e ashpër të Kinës për zero raste me koroanvirus, ka shpërthyer me protesta fundjavën e kaluar, të cilat nuk janë parë me dekada në këtë shtet.
Pas trazirave në rrugë, një numër qytetesh kanë nisur të heqin disa masa, përfshirë testimet ditore.
Në disa qytete janë bërë paralajmërime për hapje të restoranteve dhe qendrave tregtare.
Në të njëjtën kohë, autoritetet nuk i kanë ndalur përpjekjet për të shtypur protestat, përmes rritjes së prezencës së zyrtarëve policorë nëpër rrugë, si dhe formave tjera të vëzhgimit.
Kina ka regjistruar disa vdekje në mungesë trajtimi, për shkak të kufizimeve për koronavirus.
Ndër rastet e fundit është edhe ajo e vdekjes së një foshnjeje katërmuajshe, e cila është bllokuar në karantinë me babain.
Kina mbetet ekonomia e vetme e madhe në botë që zbaton politikën e zero rasteve me koronavirus.
Ndonëse Kina ka zhvilluar vaksinat e veta kundër koronavirusit, ato nuk janë efektive sikurse vaksinat e krijuara me teknologjinë mRNA – sikurse ato që janë krijuar nga kompanitë perëndimore: Pfizer dhe Moderna.
Dy doza të vaksinës së Pfizerit ofrojnë 90 për qind mbrojtje kundër sëmurjes së rëndë apo vdekjes nga virusi, në krahasim me 70 për qind sa ofron mbrojtje vaksina kineze e prodhuesit Sinovac.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL

Të tjera
-
Sot bëhen 27 vjet nga Beteja e Llapushnikut
27 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve ...
-
Kosovës masat pritet t’i hiqen gradualisht, thonë nga Komisioni Evropian
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen gradualisht. Kjo u konfirmua në ...
-
Shqipëria në heshtje elektorale
Mbrëmja e së premtes shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, duk...
-
Hamiti: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës po i vuajmë të gjithë, edhe votuesit e Kurtit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar së muajin e ar...
-
Deputetët nesër mblidhen sërish në përpjekjen e 14-të për të konstituar Kuvendin
Dje dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar kuvendin. Ngjarja rrodhi...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje lokale...
-
Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja, për shkak të moskonstituimit të Kuvendit
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Pla...
-
Një i lënduar nga the*rja me thi*kë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i dyshuari arrestohet
Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”...
-
“Podcast me Shkëlzen Dakaj”, tani e tutje me transmetim edhe në Televizionin Dukagjini
Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm, "Podcast me Shkëlzen ...
-
Festivali “Sunny Hill” ka një njoftim me rëndësi
Festivali më i famshëm në Kosovë dhe rajon, “Sunny Hill Festival”, sivjet pre...
-
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se s’do...