Këto janë fjalët e Dallkut para derbit të madh, Prishtina-Drita
Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 17 May 2018
Të dielën Prishtina e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të edicionit, pasi në rast fitoreje eventuale me dy gola dallim ndaj Dritës, kryeqytetit do ta fitojnë titullin e kampionit. Kapiteni Armend Dallku është shprehur optimist se gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë.
“Stërvitjet po ecin shumë mirë, duke e pasur parasysh që është ndeshja e fundit kampionale. Nuk kemi diçka specifike të përgatitur. Detajet përfundimtare priten t’i marrim në vazhdim në dy seancat e fundit. Kështu që gjithçka po ecën mirë dhe shpresoj të përgatitemi sa më mirë apo në kushtet optimale fizike”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të Prishtinë.
LEXO EDHE; Prishtina-Drita, ja për cilën skuadër bën tifo Xherdan Shaqiri (VIDEO)
“Të them të drejtën është hera e parë edhe për mua që ndeshja e fundit vendos për titull, është diçka speciale edhe për mua, për klubin e Prishtinës dhe të gjithë sportdashësit prishtinas. Por, siç thash, ne jemi duke e përgatitur mjaft mirë këtë ndeshje dhe shpresoj që në fund të shpallemi kampionë”, ka shtuar Dallku.
Ai beson se për skuadrën e tij nuk është problem fakti që duhet fituar me dy gola dallim. “Prishtina duhet t’i shënoj dy gola më shumë dhe të shpallët kampion (qesh). Normalisht, iu thash që s’jemi duke u përgatitur veçmas special diçka për ndeshje, por sigurisht që disa detaje do t’i marrim nga trajnerët. Është ndeshja e vitit, si për ne, po ashtu edhe për kundërshtarin. Shpresoj të dhurojmë spektakël dy ekipet dhe ne të shpallemi kampion. Ne kemi disavantazh prej dy golave, por kjo në futboll nuk do të thotë asnjë gjë, sepse kemi të bëjmë me lojën e futbollit dhe futbolli është i paparashikueshëm, gjithçka mund të ndodhë dhe gjithçka është në duart tona”, ka theksuar veterani Dallku.
Në fund ai ka bërë edhe një krahasim të reparteve. “Jo rastësisht Drita ka shënuar shumë gola dhe faza ofensive është pika më e fortë e saj. Mirëpo në anën tjetër ka të bëjë me një fazë tonën defensive që edhe ne e kemi pikën më të fortë ku jo rastësisht kemi pranuar më së paku gola në kampionat. Kështu që do të kemi një ballafaqim në mes sulmit tyre dhe mbrojtjes tonë, mirëpo ne nuk jemi keq as në fazën ofensive, sepse kemi lojtarë që dinë të shënojnë. E mira për këtë ndeshje është se të gjithë e dinë rëndësinë e saj dhe nuk ka nevojë të flitet shumë, sepse çdo lojtar do ta ketë motivin e qindpërqindtë”, ka thënë Dallku në fund. /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish...
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...