Këto fruta mund të jenë arsyeja që po shtoni peshë
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 12 October 2020
Tanimë dihet se frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit.
Ato përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibër. Kjo pasuri vlerash është arsyeja përse shkencëtarët insistojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike. Ndaj ju duhet të hani shumë fruta, ama nëse po përpiqeni të humbni në peshë, ngrënia e tepërt e frutave do të ketë një efekt negativ.
E vërteta është se frutat përmbajnë kalori dhe sheqerna natyralë, ndaj nuk duhet të konsumoni më shumë se dy racione në ditë. Frutat mund t’i konsumoni në vend të ëmbëlsirave ose për të shuar nepsin për sheqer, thonë ekspertët.
Frutat si avokado, arra e kokosit, frutat e thata dhe lëngjet e frutave kanë kalori. Frutat e pyllit përmbajnë shumë pak kalori dhe fibër duke ju mbajtur të ngopur për shumë kohë.
Më poshtë do të gjeni listën e plotë të frutave që shoqërohen me shumë kalori, pavarësisht vlerave ushqimore.
Avokado
Një avokado e vetme përmban 322 kalori. Megjithatë ky frut është shumë i mirë për zemrën sepse përmban yndyrna mono-të-pangopura. Një avokado përmban 30 gramë nga këto yndyrna. Rrjedhimisht ju këshillojmë të hani gjysëm avokadoje në ditë. Përpos yndyrnave, avokado përmban edhe fibër që është shumë e mirë për tretjen.
Fiqtë
Pesë fiq të vegjël përmbajnë 150 kalori Fiqtë janë shumë të ëmbël dhe një kokërr përmban 7 gram sheqer. Megjithatë, bashkë me sheqerin përfitoni vitaminën K dhe manganin.
Hurmat
100 gramë me hurma Arabie përmbajnë 277 kalori. 30 gramë hurma ofrojnë 25 gramë sheqerna natyralë. Megjithatë mos u shqetësoni sepse hurmat e Arabisë janë një burim shumë i mirë fibre.
Arra e kokosit
Një filxhan me grimca të arrës së kokosit përmban 466 kalori. Ky frut tropikal përmban yndyrna të mira që ju ngopin.
Rrushi i thatë
Një filxhan me rrush të thatë përmban 429 kalori. Këto fruta janë në vetvete një burim i përqendruar sheqeri. Një filxhan me rrush të freskët përmban 62 kalori, ndaj zgjidhja është e juaja.
Bananja
Një banane e madhe përmban 121 kalori. Bananet ofrojnë shumë ushqyes të mirë e të dobishëm për zemrën siç është kaliumi dhe vitamina C. Ndaj ju këshillojmë që të konsumoni banane të vogla për më pak kalori.
Kumbullat e thata
Një filxhan me kumbulla të thata përmban 418 kalori. Kumbullat e thata ashtu si edhe rrushi i thatë përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe kalorish në krahasim me kumbullat dhe rrushtë e freskët. Megjithatë, ato përmbajnë shumë fibër që përmirëson përpjekjet tuaja për të humbur në peshë/agroëeb/
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...