Sport

Kështu votoi kapiteni i Kosovës për lojtarin me të mirë në botë

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 17 December 2020

Mbrëmjen e së enjten në Zurich të Zvicrës është mbajtur ceremonia e shpalljes së më të mirëve për vitin 2020 nga FIFA, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2020, kurse epiteti i trajnerit më të mirë i ka takuar Jurgen Kloppit të Liverpoolit.

Pas përfundimit të gala mbrëmjes janë bërë publike edhe votat e kapitenëve të kombëtareve.

-Advertisement-

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, pikët maksimale për futbollistin më të mirë ia ka dhënë Robert Lewandowskit.

Pas Lewas, gardiani kosovar votoi Ronaldon dhe De Bruynen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera