Lajme

Kështu është gjendja momentalisht në pikën kufitare Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 29 September 2021

Pas dakordimit nga ana e palës kosovare dhe asaj serbe për një draft-marrëveshje në lidhje me targat, gjendja në pikën kufitare në Bërnjak vazhdon të jetë e qetë.

Në ditën e dhjetë pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës, gjendja në pikën kufitare në Bërnjak vazhdon të jetë e qetë dhe ka një numër më të reduktuar të protestuesve në mbrëmje, krahasuar gjatë orëve të ditës.

Në këtë pikë, janë shtuar disa tenda, ndërsa në orët e mbrëmjes serbët protestues kanë lëshuar edhe muzikë teksa kanë refuzuar që ta komentojnë arritjen e marrëveshjes në mes dy palëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera