Sport

Kështu duket grupi i Kosovës një xhiro pa përfunduar edicioni i dytë i Ligës së Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 15 November 2020

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në udhëtim te Sllovenia me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për sllovenët i realizuan Jasmin Kurtic (63’) dhe Josip Ilicic (90+3’), ndërsa për kosovarët shënoi Vedat Muriqi (58’).

Kur ka mbetur edhe një xhiro për të përfunduar edicioni i dytë i Ligës së Kombeve, Sllovenia kryeson në Grupin e tretë të Ligës C me 13-të pikë, ndjekur nga Greqia me 11-të sosh, ndërsa Kosova renditet e treta me dy pikë, kurse vendin e fundit e zë Moldavia me vetëm një pikë të arkëtuar.

-Advertisement-

Ndeshjen e radhës ‘Dardanët’ e luajnë të mërkurën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ndaj Moldavisë, ndërsa Sllovenia është mysafire e Greqisë.

Më poshtë keni renditjen e Grupit 3 të Ligës C./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera