Lajme

Kërcënohet Rada Trajkoviq: Publikon numrin e telefonit dhe thotë se lidhet me Radojiçiqin

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 22 August 2022

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq thotë se u kërcënua në telefon, duke publikuar numrin në Twitter.

Trajkoviq ka shkruar se kërcënimi i erdhi për shkak se i kishte thënë disa fjalë për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq – i futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sapo jam kërcënuar me telefon nga ky numër për shkak të deklaratës sime këtë mëngjes për Milan Radoiçiqin. Ora 15:28”, shkroi Trajkoviq.

-Advertisement-

Ajo e ka publikuar numrin dhe e ka përmendur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, qeverinë dhe policinë serbe, pasi tha se “ngacmuesi qartësisht nuk fshihet pas këtij numri të telegonit”.

“I kërkoj autoriteteve të reagojnë”, shkroi Trajkoviq.

Në mëngjes në një intervistë për N1, Trajkoviq pyeti “kush është Radoiçiq”, duke thënë se ai nuk mund t’i mbrojë serbët.

“Ai është i ri, nuk ka shërbyer në ushtri, pak njerëz dinë diçka nga biografia e tij, nuk e di nëse di të mbajë armë, të bëjë një strategji”, ka thënë Trajkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera