Rozë

Këngëtari i famshëm takohet me presidentin francez, e gjithë vëmendja te veshja ekstravagante e partneres së tij (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 22 June 2021

Këngëtari i famshëm, Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey, kanë udhëtuar drejt Parisit për të takuar presidentin francez, Emmanuel Macron dhe gruan e tij, Brigitte.

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale dhe mediat e huaja, mori vëmendje të madhe veshja e Justin dhe Hailey-t.

Modelja e famshme mbante veshur një fustan bezhë nga LaQuan Smith kombinuar me një palë sandale me të njëjtën ngjyrë dhe një çantë Liffner.

-Advertisement-

Ndërsa Justin pozonte me një kostum me një këmishë të zbërthyer, një zinxhir në qafë dhe një palë atlete blu.

Elementi i papritur është prerja sensuale e fustanit, duke i lënë barkun e ekspozuar. Bieber dhe Hailey, të cilët janë parë në Paris gjatë dy ditëve të fundit, gjithashtu u fotografuan duke shijuar një darkë romantike në restorantin Le Stresa në Paris.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera