Katër burra hynë për gjueti me armë të gjata në zonën e KEK-ut, prokuroria hap rast për armëmbajtje pa leje
Autori: Samire Jaha 11:46 | 02 November 2022
Katër persona ishin arrestuar nga Policia e Kosovës të dielën pasdite (30 tetor), pasi hynë armatosur në zonën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), shkruan Gazeta Infokus.
Policia u njoftua të dielën se këta katër burra ishin futur në zonën e KEK-ut me armë të gjata. Derisa ende nuk është sqaruar se pse këta persona u futën në këtë zonë me armë, nga prokuroria për Gazetën Infokus kanë konfirmuar vetëm se është hapur rast për armëmbajtje pa leje.
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” është rasti i cili sipas prokurorisë ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Rastit të cilit i referoheni iu njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe vazhdon të trajtohet tutje në procedurë të rregullt”, ka deklaruar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj për Infokus.
Megjithatë nga Policia e Kosovës u tha të dielën se katër të dyshuarit kishin qenë duke bërë gjueti ilegale, duke theksuar se i janë sekuestruar armët që i kishin pasur në posedim të paautorizuar.
“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njësitet policore nga stacioni Obiliq menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm”, thuhej në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/
Hynë të armatosur në zonën e KEK-ut në Obiliq, arrestohen katër persona
Të tjera
-
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtinës, mesazhi është i qartë: Ma mirë!
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj tubim në Barilevë të Prishtinës....
-
Dervishaj: Bashkë Kosovën do ta bëjmë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Hamza kërkon vota në Kamenicë, premton autostradë nga Gjilani deri te Dheu i Bardhë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e ...
-
Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës. ...
-
“Na nuk merrmi me zanin e tij tmerrues, po merrmi me programin tonë”- Mërgim Lushtaku kritikon qasjen e ashpërt të Albin Kurtit
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte kandid...
-
Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...
-
Krasniqi: Malisheva është gati për një të ardhme më të ndershme dhe të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti këtë javë bindjen...
-
Xheneta fituese e Big Brother Vip Kosova, ja çfarë thotë psikologia Sejdiu
Në emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, psikologia e njohur Antigona...
-
Bedri Hamza nga Kamenica: Votoni numrin 131, që ta hapim kapitullin e ri të Kosovës
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...
-
Mergim Lushtaku: Ferizaji, Kaçaniku dhe Hani i Elezit kanë treguar vendosmëri dhe vullnet për ta parë Kosovën “Ma mirë”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Imri Ahmeti në Lipjan: Kur gratë bashkohen, ndryshimi bëhet i pashmangshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...