Kupa e Botës 2022

Kapiteni mban në ankth Anglinë, skanim kyçit të këmbës para sfidës së radhës

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 23 November 2022

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, në dyshim për ndeshjen e radhës me Shtetet e Bashkuara, që do të luhet të premten. Sulmuesi i Tottenhamit do t’i bëjë skanerin kyçit të këmbës për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit.

29-vjeçari dha dy asistime në fitoren 6-2 të “Tre Luanëve” kundër Iranit, në stadiumin “Khalifa International”. Kane i la me dorë në zemër tifozëve të Anglisë në fillim të pjesës së dytë, kur u rrëzua duke kapur me dorë këmbën e djathtë për shkak të dhimbjes.

Kapiteni arriti të luante deri në minutën e 75-të, por u larguar nga fusha duke çaluar lehtë. Federata e Futbollit mbeti e paqartë për gjendjen fizike të Kane të nesërmen, por mësohet se sulmuesi do t’i nënshtrohet një skanimi përpara ndeshjes së së premtes me SHBA-të.

-Advertisement-

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, kishte minimizuar shqetësimet për gjendjen e tij fizike në konferencën për shtypin menjëherë pas ndeshjes me Iranin, por e vërteta është se kapiteni është në dyshim të paktën për ndeshjen e radhës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy