Rozë

Kapet mat, Majku e kaloi mbrëmjen me bukuroshën e njohur kosovare

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 23 November 2020

Majk dhe Blerta kapen sërish “mat”.

Reperi i njohur shqiptar, Majk, është munduar gjithmonë ta mbajë të rezervuar jetën private mirëpo duket se nuk po ia del.

Disa foto ku ai dhe Miss Kosova, Blerta Veseli, i kanë publikuar nga i njëjti vend ngjallën kureshtje se dyshja mund të jenë në një lidhje dashurie e për t’i forcuar dyshimet u publikua një foto të cilën thuhej se e publikoi Majk nga llogaria e Blertës në Instagram.

-Advertisement-

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe vetë reperi i cili ka mohuar gjithçka, mirëpo disa foto që po qarkullojnë sërish e thonë të kundërtën, shkruan lajmi.

Bazuar në disa foto të mëhershme të Majk, krahasuar me ato të tanishmet që janë publikuar në llogarinë e tij dhe Blertës, lë të kuptohet se kjo është shtëpia e Majk dhe se Miss Kosova mbrëmjen e ka kaluar pikërisht në shtëpinë e reperit.

Kujtojmë se këto foto më pas janë larguar nga Instastory e Majk por edhe nga llogaria e Blertës në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera