Lajme

Kapet mashtruesi me 8 “viktimat” në Ranillug

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 05 October 2022

Policia e rajonit të Gjilanit arrestoi 9 perona pasi që të njëjtit dyshohet se kishin rrëmbyer një shtetas të Serbisë.

I njëjti u kishte premtuar rregullimin e dokumenteve serbe në këmbim të parave.

Kjo ndodhi në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, derisa kosovarët që problemin e mashtrimit deshën ta zgjidhin me rrëmbim, nuk janë vec nga Anamorava por nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

-Advertisement-

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Valon Osmani që tha se të dyshuarit për rrëmbim e edhe ai për mashtrim, që të gjithë janë shqiptarë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera