Lajme

Kajtazi kërkon “urgjentisht” largimin e Kurtit: Është njeriu më i dëmshëm që ka udhëhequr Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 02 May 2023

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë sonte se qysh një kohë të gjatë nuk e ka parë kryeministrin Albin Kurti, në rolin më të keq të mundshëm për Kosovën.

Sipas tij, miratimi i deklaratës për Personat e Zhdukur është një nga dëmet më të mëdha që shefi i qeverisë ia ka shkaktuar Kosovës dhe luftës çlirimtare për liri, transmeton Paparaci.

Ai thotë se “kjo deklaratë i barazon palët në konflikt, Serbinë si pushtuese dhe Kosovën si e pushtuar”.

-Advertisement-

Prandaj, ai thotë se Kurti është njeriu më i dëmshëm që ka udhëhequr Kosovën që nga paslufta. Kësisoj, Kajtazi ka thënë se është urgjencë kombëtare largimi i tij nga pushteti.

“Kjo po ashtu i barazon palët në gjetjen e provave materiale për të zhdukur të cilat sipas deklaratës gjenden nën posedimin e institucioneve të të dyjave vendeve. Kjo deklaratë tashmë përfundimisht e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me forcë të shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998-1999”, shkroi Kajtazi në Facebook.

Po ashtu, ai shprehet se kjo deklarate edhe Kosovën e bën përgjegjëse për krime lufte, “ndonëse Kosova nuk ishte shtet, nuk kishte ushtri te organizuar apo lidhje politike-ushtarake”.

“Kurti, është njeriu më i dëmshëm që ka udhëhequr Kosovën pas luftës. Në fakt, është i vetmi i dëmshëm në këto përmasa. Është urgjencë kombëtare që ky njeri të largohet nga pushteti ne mënyrë që t’i pamundësohet shkaktimi i dëmeve tjera”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera