Sport

Juventus fiton ndaj Bayern

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 26 July 2018

Të përzgjedhurit i Niko Kovaq nuk arritën t’u bëjnë ballë atyre të Massimiliano Allegri, duke u mposhtur në takimin përgatitor, para nisjes së sezonit të ri

Juventus e ka mposhtur Bayern Munich me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar si pjesë e përgatitjeve për edicionin e ri.

Dy gola të Andrea Favilli, njëri në minutën e 32-të dhe tjetri tetë minuta pas të parit, ishin të mjaftueshëm për Zonjën e Vjetër nga Torino.

-Advertisement-

Bavarezët nuk patën përgjigje për torinezët deri në fund të takimit dhe kështu, pas fitores në ndeshjen e kaluar ndaj Paris Saint-Germain, përballjen e dytë kontrolluese, e humbën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera