Lajme

Jo vetëm PDK e AAK, edhe Kurti nuk shkon në seancën e fjalimit vjetor të Vjosa Osmanit në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 15 December 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nisur fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

E përveç grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë seancë nuk gjendet as kryeministri, Albin Kurti.

Arsyeja pse Kurti nuk ka ardhur në fjalimin vjetor të presidentes është sepse sot pritet të niset për në Pragë, ani pse nisja bëhet në orën 13:00. Kurti atje do të dorëzojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

-Advertisement-

Kujtojmë se me ligj, presidentja duhet që të paktën një herë në vit ti drejtohet deputetëve në Kuvend.

Mirëpo sot, Osmani po iu drejtohet vetëm deputetëve të LDK-së, dhe pozitës pasi të tjerët bojkotuan këtë seancë duke e quajtur të dështuar punën e presidentes./Gazeta Infokus/

AAK gjithashtu bojkoton fjalimin e Osmanit, thonë se presidentja më shumë është në shërbim të kryeministrit sesa të popullit

Grupi Parlamentar i PDK-së nuk merr pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes: Ka dështuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera